Shiste “tullumbacet” me azot/ Arrestohet i riu në Tiranë: I reklamonte në rrjetet sociale

schedule14:40 - 22 Shtator, 2023

schedule 14:40 - 22 Shtator, 2023

Një 21 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Të mbushura me azot.

Arjan Toçi i reklamonte në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në tabakinon e tij.

Këto bombola, 21 vjeçari i tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino, ndërsa materialet u referuan në prokurori.

Për arrestimin reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ai shkruan se përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri.

“Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve”, shkruan Balla./abcnews.al