Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjetën 57 doza kokainë dhe kanabis, gati për shitje, 39 doza kanabis sativa dhe 18 doza kokainë.
“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet në flagrancë një 17-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike, në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen 57 doza lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të ndara gati për shitje”, njofton policia./abcnews.al

