Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në afërsi të një gjimnazi në qytet.
Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuar është shtetasi me iniciale R.K, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.
Njoftimi i policisë
Shpërndante lëndë narkotike në doza, në afërsi të një shkolle të mesme, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari.
Të arrestuarit iu gjet edhe në banesë, një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, me fokus të veçantë, mjediset përreth institucioneve arsimore, mbështetur edhe nga inteligjenca informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
-R. K., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/