Shiste disa herë të njëjtin apartament, gjykata jep vendimin për ndërtuesen në Tiranë

schedule13:07 - 14 Prill, 2021

schedule 13:07 - 14 Prill, 2021

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 vite burg ndërtuesen dhe biznesmenen Vjollca Hoxholli me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Gjithashtu për mashtrim është dënuar edhe Dorjan Hata.

Ajo akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Sipas hetimeve ajo rezultoi se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit, duke shitur disa herë një apartament.

Këtë aktivitet  ajo e kryente bashkë me burrin e saj, Rrapush Hoxholli/.e.su./abcnews.al