Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shisnin lëndë narkotike në zonat e Vlorës dhe Sarandës, arrestohen 3 persona

schedule11:12 - 21 Nëntor, 2025

schedule 11:12 - 21 Nëntor, 2025

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kanë evidentuar dhe goditur dy raste të njëpasnjëshme, si rezultat i të cilave u arrestuan 3 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Në lagjen nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. M., 41 vjeç, në banesën e shtetasit V. Ll., 46 vjeç, duke përgatitur doza me lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrollit u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, gati për shitje.

Në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. Gj., 21 vjeç, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve procedurale, në të dyja rastet u bë arrestimi në flagrancë i të tre shtetasve të sipërpërmendur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!