Ervin Bulku, zëvendëstrajneri i kombëtares, para ndeshjes me Moldavinë ka folur në lidhje me formacionin e zgjedhur nga Reja, por edhe për tema të tjera. “Mund të kishte edhe ndryshime të tjera. Kemi pasur dëmtime. Duhet fituar kjo ndeshej patjetër dhe trajneri Reja ka menduar së pari për këtë. Trashi titullar? Ai është grumbulluar edhe nga Panuçi. Ka treguar formë të mirë në kampionat dhe gjatë grumbullimit, ndaj është zgjedhur titullar”.
Në lidhje me mbrojtësin e Hellas Verona, Marash Kumbulla, Bulku shtoi: “Nuk është shprehja e duhur të thuash ta djegim Kumbullën. Ka pasur një problem në shpatull. Do shihet si do shkojë dhe loja dhe më pas është trajneri ai që vendos”. Më pas ish-mesfushori foli edhe për shiritin e kapitenit: “Abrashi ka më shumë me ekipin kombëtar. E meriton të jetë ai. Unë nuk i numëroj ndeshjet. Nuk i shohim nga mosha”.
Në fund Bulku foli në Supersport edhe për modulin: “Trajneri Reja është i bindur për skemën e tij. Deri më tani është i bindur se luan 3-5-2. Ai merr të duhurit për këtë skemë. Konkurrenca na rrit për të ardhmen. Skema largon disa lojtarë? Këta janë të përshtatshëm, kush luan e vendos trajneri”. /abcnews.al