Shirat e rrëmbyeshëm prekin Kinën, 15 të vdekur dhe 4 të zhdukur

schedule10:04 - 5 Korrik, 2023

schedule 10:04 - 5 Korrik, 2023

Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur në Kinë  dhe katër të tjerë janë zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën pjesën jugperëndimore të vendit.

Shërbimet meteorologjike të Kinës paralajmëruan për mundësinë e fatkeqësive për shkak të reshjeve që po prekin pjesën më të madhe të pjesës qendrore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa veriu po përjeton nxehtësi rekord.

Një urë hekurudhore u shemb pjesërisht të martën për shkak të reshjeve në Chongqing, një qytet-provincë me një popullsi prej 31 milionë banorësh. Në provincën fqinje të Sichuan, më shumë se 460,000 njerëz u prekën këtë javë nga shirat e rrëmbyeshëm.

Sipas autoriteteve, rreth 85,000 njerëz janë zhvendosur nga reshjet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!