Të paktën dy persona kanë vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën Japoninë jugperëndimore të hënën, me numrin e të vdekurve që ka gjasa të rritet pasi mijëra banorë u larguan me nxitim nga shtëpitë e tyre.
Pas një jave me reshje normale, reshjet “më të mëdha” të “regjistruara ndonjëherë” në rajon, sipas shërbimit meteorologjik kombëtar të Japonisë, shkaktuan vërshimin e lumenjve dhe rrëshqitje të dheut.
Një grua 77-vjeçare humbi jetën pasi shtëpia e saj u prek nga rrëshqitjet e dheut. Burri i saj u nxor i gjallë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital.
Një tjetër rrëshqitje dheu u regjistrua në Kurume, prefektura Fukuoka, ku 10 persona mbetën të bllokuar; nëntë mbijetuan, por një shtatëvjeçar u konfirmua i vdekur, tha një zëdhënës i agjencisë së ndihmës së parë të qytetit për AFP.
Sezoni i shirave në Japoni zakonisht zgjat nga qershori deri në korrik. Gjatë kësaj periudhe, shpesh ndodhin reshje të dendura, duke shkaktuar jo rrallë përmbytje vdekjeprurëse dhe rrëshqitje dheu.
Në vitin 2021, 27 njerëz vdiqën në një rrëshqitje dheu të shkaktuar nga shirat e dendur në vendpushimin bregdetar të Atami (qendror).
Ndërsa në vitin 2018, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkaktuar mbi 200 viktima.
/abcnews.al