Shirat e rrëmbyeshëm në Japoni/ Një i vdekur dhe dy të zhdukur

schedule08:19 - 3 Qershor, 2023

schedule 08:19 - 3 Qershor, 2023

Shirat e rrëmbyeshëm kanë prekur  disa zona të Japonisë, duke shkaktuar një të vdekur dhe 2 të zhdukur, sipas autoriteteve. Një ekip shpëtimi në Toyohashi të rajonit qendror Aichi, gjeti një burrë rreth të 60-ave në një makinë të zhytur në ujë, i cili më vonë u konfirmua i vdekur, tha një zyrtar i qytetit të shtunën.

Gjithsej gjashtë persona u plagosën rëndë dhe 24 pësuan lëndime të lehta që nga mëngjesi i së shtunës, tha Agjencia për Menaxhimin e Zjarrit dhe Fatkeqësive.

Në Japoninë qendrore dhe perëndimore, u është kërkuar banorëve të evakuohen. Rreth 4,000 familje në rajonet afër Tokios pësuan ndërprerje të energjisë të shtunën, tha Tokyo Electric Power Company.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po intensifikojnë rrezikun e shirave të dendur.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!