Shirat e dendura përfshijnë Japoninë

schedule22:45 - 28 Gusht, 2019

schedule 22:45 - 28 Gusht, 2019

Qindra mijëra persona në jug-perëndim të Japonisë janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshme që kanë përfshirë rajonin. Sipas mediave ndërkombëtare, autoritetet kanë dhënë alarmin nga rreziku për rrëshqitje toke, vërshim të ujërave dhe dalje të lumenjve nga shtrati në prefekturat Fukuoka, Saga dhe Nagasaki. Në total janë rreth 870 mijë personat që jetojnë në zonat në fjalë, të cilëve u është bërë thirrje të largohen. Ndërkohë, një i moshuar është gjetur i vdekur pasi makina me të cilën po udhëtonte është përfshirë nga përmbytjet në qytetin Takeo, ku dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!