Shirat e dendur godasin Stambollin, humb jetën një person

schedule09:46 - 30 Nëntor, 2023

schedule 09:46 - 30 Nëntor, 2023

Stambolli është goditur nga reshjet e mëdha të shiut, duke shkaktuar një viktimë. Shërbimet meteorologjike paralajmëruan qytetin me rreth 16 milionë banorë ndërsa shpejtësia e erës parashikohet të kalojë të paktën 50 km/h.

Një person vdiq si pasojë e lëndimeve të marrë, pas rënies së një shtylle, sipas guvernatorit të provincës, e cila gjithashtu tha se ngushtica e Bosforit është mbyllur.

Gjithashtu janë anuluar disa fluturime për shkak të motit të keq.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!