Shikuesja vuri re një gjëndër të dyshimtë në fyt, reporterja zbulon se ka kancer

schedule11:54 - 26 Korrik, 2020

schedule 11:54 - 26 Korrik, 2020

Një reportere televizive u diagnostikua me kancer, pasi një shikuese vuri re një gjëndër në fytin e saj. Reporterja Victoria Price njoftoi se një shikuese i shkroi në email për një gjëndër që kishte vënë re në fyt, duke e paralajmëruar se mund të kishte tumor.

“Përshëndetje, sapo pashë raportin tuaj të lajmeve. Ajo që më shqetëson është një gjendër në fytin tuaj. Të lutem kontrolloni tiroidet tuaja. Më ngjan me fytin tim. I imi doli të ketë kancer. Kujdesu për veten”, ka qenë mesazhi i shikueses drejtuar Victorias, shkruan abcnews.al.

Sipas CNN, reporterja u shpreh se pas këtij emaili ajo iu drejtua spitalit për të parë se çfarë nuk shkon me të. Mjeku zbuloi se diçka nuk ishte në rregull, duke konfirmuar më pas dyshimet e shikueses që gunga në fytin e saj ishte kancer i tiroides dhe që po përhapej në nyjet limfatike.

Sikur të mos e kisha marrë kurrë atë email, kurrë nuk do ta kisha telefonuar mjekun tim. Kanceri do të vazhdonte të përhapej. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse për gruan e huaj që më dërgoi emailin. Ajo kishte detyrim zero për ta bërë këtë gjë të, por ajo e bëri gjithsesi.”, është shprehur Victoria. Price ka shkruar ndër të tjera se së shpejti do t’i nënshtrohet një operacioni për të larguar tumorin në tiroide si dhe në disa nyje limfatike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!