VIDEO/ Shikoni momentin kur portierja letoneze godet keq topin pas 20 golave të pësuar

schedule13:29 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 13:29 - 1 Dhjetor, 2021

Skuadra e Anglisë për femra ka arritur të triumfojë kundër Letonisë me rezultatin e thellë 20-0. Një ndeshje e gjitha e dominuar nga anglezet të cilat përballë kundërshtareve të tyre Letoneze nuk u treguan aspak të mëshirshme, duke e detyruar portieren kundërshtare të nxirrte topin plot 20 herë nga porta e saj.

Një shifër kjo e cila ka rënduar shumë psikologjikisht letonezet dhe kjo dukej qartë teksa ato ishin ën zotërim të topit.

Fundi i ndeshjes ishte vërtet i vështirë teksa portierja e kombëtares Baltike, Laura Sinutkina po ekzekutonte një rivënie fundore në minutën e 92-të, por gjuajtja e saj linte shumë për të dëshiruar.

Goditja e topit nga portierja shkoi në rivënie anësore dhe dukej qartë se lojtarët ishin shumë të rënduara psikologjikisht. Videoja e këtij momenti e shpërndarë në rrjetet sociale është bërë virale

/f.a/abcnews.al