Shije delvinjote këtë fundjavë/ Panair në qytetin e jugut, qytetarët ekspozojnë punimet

schedule15:28 - 10 Gusht, 2024

schedule 15:28 - 10 Gusht, 2024

Aty mund të gjesh një shumëllojshmëri produktesh e punimesh me dorë po prezantohen në stendat e vendosura në sheshin kryesor të qytetit.

Të ardhur nga Delvina dhe jo vetëm, artizanët nuk e ndryshojnë kërkesën e tyre. Ato duan vetëm promovimin e punëve të tyre.

“Jam Buqe Muka, vij nga qyteti i Gjirokastrës, prezantohem me veshjet tradicionale të jugut, në përgjithësi Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër. Fokusi kryesor janë Përmet dhe Tepelenë pasi prej andej jam edhe vet. Veshjet janë 100% punime dore të punuara nga unë në dyqanin dhe punishten time.”

“Me punimet e dorës në përgjithësi kam 20 vjet, kurse me veshjet tradicionale rreth 5 vjet.

Nga ky panair pres promovimin pasi panairet janë më tepër për tu promovuar dhe jo shumë për shitje”

“Unë kam ardhur nga Përmeti bëj punime dore, qëndisma, byzylyk, siç i shikoni edhe këtu. Më ftuan dhe me kënaqësinë më të madhe erdha këtu. Thjesht kënaqësi promovimin e punës time pastaj të tjerat. Shtëpiaket ato ja dinë vlerën ato i pëlqejnë më shumë.”

Delvina e njohur jo pak, për prodhimet e produkteve me bazë bimët medicinale të rritura në Malin e Sopotit në panair nuk kishin si të mos mungonin. E duket se për to blerësit nuk mungojnë.

“Ne kemi sjell nga produktet më të ndryshme nga rigoni te tërfili, lule blini etj… këto i mbledhim në malin e Sopotit, janë në malin e Sopotit janë bio. Po vijnë blejnë shumë, çajin jeshil , rigoni etj… “Është një festë e bukur që mblidhen të gjithë vijnë e të huaj…”

Shumë afër Sarandës bregdetare, Delvina këtë fundjavë ka një arsye më shumë për tu vizituar, edhe për stendat ku mund të shihen shumë llojshmëri produktesh, ekspozita e festë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!