Ish- ministri i Mbrojtjes Shigeru Ishiba fitoi sot garën për të udhëhequr Partinë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet të Japonisë dhe për të zëvendësuar kryeministrin në largim Fumio Kishida si udhëheqësin e ardhshëm të Japonisë.
Fituesi i garës për udhëheqjen e LDP-së është i sigurt se do të bëhet kryeministër, duke pasur parasysh kontrollin e partisë ndaj dhomës së ulët të parlamentit.
Ishiba mundi ministrin e Sigurisë Ekonomike Sanae Takaichi në një balotazh pasi asnjë nga nëntë kandidatët nuk fitoi një shumicë të plotë në raundin e parë të votimit.
Kjo ishte përpjekja e pestë e Kishidës për në krye të LDP-së. Takaichi, një nacionaliste e vendosur, aspiroi nga ana e saj të bëhej kryeministrja e parë femër e Japonisë. Sipas Reuters, Ishiba u zgjodh me 215 vota ndaj 194 të Takaichi-t.
Gara për të zëvendësuar kryeministrin Fumio Kishida u ndez në gusht, kur Kishida njoftoi synimin e tij për të dhënë dorëheqjen pas një sërë skandalesh që uli sondazhet e Partisë Liberal Demokratike (LDP) në nivele rekord.
LDP, e cila ka qeverisur Japoninë për pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës dhe ka shumicën në parlament, duhet të mbajë zgjedhje të përgjithshme deri në tetor 2025.
/abcnews.al