Shifrat shqetësuese, çdo ditë 17 aksidente rrugore gjatë 2020-ës

schedule17:31 - 15 Janar, 2021

schedule 17:31 - 15 Janar, 2021

Nga Ajgena Korbi

Çdo ditë mesatarisht vitin që lamë pas në Shqipëri janë regjistruar 17 aksidente rrugore duke shënuar një viktimë në rreth 48 orë.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka bërë bilancin dhe deklaron se 2020 u mbyll me 6248 aksidente ku humbën jetën 159 persona.

Shifrat shqetësuese vijnë në një kohë kur lëvizja e automjeteve për shkak të pandemisë së Covid 19 është ndeshur me kufizime të shpeshta.

Krahasuar me një vit para referuar shifrave të Institutit të Statistikave në 2020 u regjistruan 4750 aksidente më tepër dhe 68 viktima më pak.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore është regjistruar në Tiranë me 2631 të tillë.

Pas kryeqytetit renditet Vlora me 803 aksidente dhe Durrësi me 576.

Shkodra, Dibra dhe Kukësi renditen të fundit me përkatësisht 85, 52, 50 aksidente në të gjithë vitin.

Shpejtësia tej normave të lejuara dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor duket se janë arsyet më të shpeshta pasi dhe këshilla e Urgjencës Mjekësore vjen pikërisht për respektimin e tyre.

AKSIDENTET SIPAS QARQEVE

Tiranë:         2631 aksidente

Vlorë:           803 aksidente

Durrës:         576 aksidente

Elbasan:       458 aksidente

Fier:              442 aksidente

Korçë:           359 aksidente

Berat:           328 aksidente

Lezhë:           297 aksidente

Gjirokastër: 167 aksidente

Shkodër:        85 aksidente

Dibër:             52 aksidente

Kukës:            50 aksidente

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!