Amir Rrahmani u transferua në verë nga Dinamo Zagreb te Hellas Verona dhe po paraqitet mjaft mirë. Klubi i Serie po zhvillon një sezon pozitiv dhe në aspektin mbrojtës është një nga ekipet më të spikatura. Një kontribut për këtë e kanë dhënë edhe dyshja shqiptare, Rrahmani-Kumbulla.
Mbrojtësi i përfaqësueses dardane është lojtari i cili ka rikuperuar më shumë topa në Serie A pas 15 javësh kampionat. Rrahmani ka ndalu 223 aksione të kundërshtarëve, duke lënë pas vetës lojtarë si Alessio Romagnoli dhe Kalidou Koulibaly.
Pas afrikanit të Napolit është mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Ky i fundit ka ndalur 199 aksione të lojtarëve kundërshtarë dhe renditet në vendin e gjashtë, duke lënë pas vetes futbolliste si Chris Smalling dhe Nikola Milenkovic. /abcnews.al
https://www.facebook.com/amirrrahmani18/photos/a.1394335110836923/2895795450690874/?type=3&theater