Shifrat: Rangers “mbreti i golave”, Crvena Zvezda në rang me Bayern Munich

schedule20:59 - 10 Maj, 2021

schedule 20:59 - 10 Maj, 2021

Teksa duhen edhe pak javë që kampionatet europiane të futbolli të përfundojnë, ekipet kryesore po bëjnë bilancet e tyre. Edhe pse Barcelona, Manchester City apo PSG kanë yje në ekip, ata nuk kanë mundur të jenë në krye të renditjes përsa i përket golave të shënuar në këtë sezon.

Sipas statistikave të publikuara nga “Transfermarkt”, me plot 131 gola të realizuar, Rangers renditet në vendin e parë në Europë, duke lënë pas ekipet kryesore.

 

Ekipi i Steven Gerdard zhvilloi një sezon shumë të mirë dhe u shpall edhe kampion i Skocisë. Në vend të dytë, me 126 gola të shënuar deri më tani, është Bayern Munich (ka edhe dy ndeshje), ndërsa serbët e Crvena Zvezda plotësojnë podiumin me gola po sa kampionët e Gjermanisë.

Anglezët e Manchester City renditen në vendin e 6, ndërsa Barcelona mban vendin e 8 me 117 gola të shënuar deri më tani. Edhe pse kanë një sulmues si Ronaldo, Juventus ka arritur të shënojë vetëm 96 gola, duke u renditur në vendin e 18.

Golat e Real Madrid kanë qenë të pakët këtë sezon dhe kjo vihet re edhe në këtë renditje, ku “Los Blancos” nuk bëjnë pjesë as në 20 vendet e para. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!