Shifrat e larta të të intektuarve, Rakacolli: Ishin të pritshme, kanë ndikuar dhe variantet e reja

schedule19:53 - 8 Shkurt, 2021

schedule 19:53 - 8 Shkurt, 2021

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli këtë të hënë e ftuar në Radar në ABC,  ka komentuar situatën e fundit në lidhje me shifrën në rritje të rasteve të reja me Covid në vendin tonë.

Rakacolli është shprehur se ishin shifra të pritshme për shkak të ndryshimit të temperaturave dhe po ashtu dhe për shkak të shtimit të varianteve të reja të Covid.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se është e rëndësishme që qytetarët të zbatojnë masat kufizuese që janë në fuqi pasi një gjë e tillë do të na ndihmojë nën kontroll situatën.

Edhe Shqipëria kohët e fundit ka treguar se po ndjek kurbën e rritjes së rasteve që kanë qenë në botë, rajon dhe në Evropë. Kjo ka qenë e dukshme gjatë javëve të fundit dhe tendencat dy javore janë më të dukshme dje ka qenë dhe dita me shifrat më të larta dhe është e qartë tendenca e rritjes së numrit të rasteve të reja.

Arsyetimet ne  i kemi gjetur pas analizës së përditshme përmes hetimit epidemiologjik. Në dimër njerëzit janë më të grumbulluar, flitet për variantet e reja që mund të jetë ai britanik, brazilian apo i Afrikës së Jugut që duket se kanë një shkallë më të lartë të infektimeve.

Shihet një lloj relaksimi në lidhje me zbatimin e masave kufizuese. Nuk bëhet fjalë për faje, por për një gabim dhe unë them se ky është në përgjithësi i njerëzve pasi nuk mund të bësh asgjë me dhunë kur të shpjegohet arsyeja dhe shikohet me sy vlera është e rëndësishme që të bëhesh i ndërgjegjshëm për këtë. Është një moment delikat dhe masat që janë në fuqi dhe që konsiderohen masa me intensitet mesatar nëse respektohen situata do të mbetet nën kontroll”, ka thënë Rakacolli.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!