Shifrat e driblimeve: Messi “mbret” në La Liga, ia kalon vetëm një “anglez”

schedule19:20 - 2 Mars, 2021

schedule 19:20 - 2 Mars, 2021

Lionel Messi është lojtari i parë në La Liga që arrin të kryejë me sukses 100 driblime. Sulmuesi argjentinas i Barcelonës njihet për aftësitë e tij për të shmangur kundërshtarët, por nuk është ai që ka më shumë driblime.

I pari në pesë kampionatet më të forta në Europë është spanjolli Adama Traore, i cili luan në Premier League me Wolverhampton. Ai numëron 105 driblime, ndërsa në podium është një tjetër bashkëkombës i tij.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Javi Galan i Huesca. Anësori ka 82 driblime, por ka përqindjet më të lartë të kryer me sukses, pasi në 74% të rasteve kur i ndërmerr i realizon. Rodrigo De Paul i Udinese ka 79 driblime, kurse i pesti renditet Zambo Anguissa (Fulham) me një driblim më pak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!