Shifrat: 2/3 e britanikëve kanë marrë dozën e parë të vaksinës

schedule19:03 - 7 Maj, 2021

schedule 19:03 - 7 Maj, 2021

Dy të tretat e britanikëve të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së Covid-19, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Në total, 35,069,641 njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 16,764,720 kanë marrë të dyja dozat.

Sot u njoftua gjithashtu se në 24 orët e fundit u regjistruan 2,490 raste të reja të koronavirusit të ri ndërsa 15 persona të tjerë vdiqën nga sëmundja. /abcnews.al