Real Madrid arriti të fitojë titullin kampion të La Ligës, ku djemtë e Zidane kaluan 2-1 Villarealin. Tashmë madrilenët e shikojnë veten plot 7 pikë përpara Barcelonës së vendit të dytë, kur ka mbetur dhe një ndeshje për tu zhvilluar. Ky ishte titulli i 34 për gjigjandët spanjoll dhe trajneri francez u shpreh shumë i lumtur pas fitores.
”Kjo ishte një nga ditët më bukura për mua. Kam kaluar shumë çaste të bukura si lojtar dhe si trajner, por ky titull në nëj moment si ky është shumë i veçantë. Pas karantinës së Coronavirusit, pas çdo gjëje është impresionuese,” deklaron Zidane i lumtur.
Shifrat flasin vetë për teknikun e madrilenëve. Titulli i djeshëm ishte i njëmbëdhjetë për Zidanin në krye të Real Madrid. Ai i ka drejtuar galaktikët në 209 ndeshje, që do të thotë një titull për çdo 19 ndeshje. E pabesueshme! /abcnews.al