Shifra të larta të infektuarish në Greqi, humbin jetën 78 persona

schedule16:51 - 25 Nëntor, 2021

schedule 16:51 - 25 Nëntor, 2021

Në Greqi vijojnë që të jetë i lartë numri i  rasteve të reja me Covid. në raportin e orëve të fundit është bërë me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid  6 565 raste të reja dhe kanë humbur jetën 78 persona.

Ndërkohë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë 621 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 908 222, mes të  cilëve kanë humbur jetën 17 612 pacientë. /abcnews.al