Shifra të larta të infektuarish me Covid në Maqedoni, konfirmohen 408 raste të reja

schedule18:55 - 20 Tetor, 2020

schedule 18:55 - 20 Tetor, 2020

Raste të larta të infektuarish me Covid në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit janë konfimruar 408 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën 4 persona.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se prej rasteve të reja 227 janë në Shkup, 12 Kumanovë, Shtip 15, Prilep 4, Tetovë 34, Strugë 5, Veles 15, Manastir 23, Kavadar 4, Gostivar 2, Strumicë 18, Kriva Pallankë 6, Radovish 7, Koçan 4, Demir Hisar 4, Pehçevë 2, Berovë 2, Vinicë 1, Dellçevë 1, Sveti Nikole 3, Kërçovë 6, Resnjë 1 dhe Negotinë 2.

Nga MSH bëjnë të ditur se sot janë shëruar 280 pacientë dhe katër të tjerë kanë humbur jetën, dy prej tyre janë nga Shkupi (64 dhe 67 vjeç), një nga Manastiri (76) dhe një nga Resnjë (59).

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfimruar të infektuar me Covid është 24.196, ku prej tyre 17.678 janë shëruar dhe 850 kanë humbur jetën. e.su./abcnews.al