Prej ditësh numri i rasteve të reja me Covid në Malin e Zi vijon të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit 225 rastesh të reja me koronavirus dhe 6 persona kanë humbur jetën në Mal të Zi.
Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore malazeze kanë raportuar se kanë vdekur gjashtë persona. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 3,839 gjersa janë shëruar 249 pacientë.
Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me koronavirus është 12,584. Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave me Covid deri më tani ka shkuar në 188. e.su./abcnews.al