Gjatë 24 orëve të fundit në Itali është vënë re një rënie e lehtë e rasteve të reja me Covid. Sipas statistikave të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 27 354 raste të reja dhe kanë humbur jetën 504 persona.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 1,205,881 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 45 733 pacientë.
Ndërkohë Lombardia vijon të jetë dhe rajoni me numrin me të lartë të të infektuarve ku vetëm gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 4 128 raste.e.su./abcnews.al