Shifra të larta të infektuarish me Covid në Itali, humbin jetën 575 persona

schedule18:04 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 18:04 - 30 Dhjetor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali është shënuar një rritje e numrit të rasteve të reja me Covid.  Sipas raportit të fundit mësohet se nga 169 045 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 16 202 raste të reja dhe kanë humbur jetën 575 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali është 2,083,689 mes të cilëve kanë humbur jetën 73 604 persona.

Rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve mbetet Veneto, ku në 24 orë e fundit janë regjistruar 2 986 raste pozitive. Më pas është Lombardia me 1 673 të infektuar, e ndjekur nga Puglia me 1 470, lEmilia Romagna me 1 427, Lazio me 1 333, Sicilia me1 084 dhe Piemonte me 1 046./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!