Në Itali krahasuar me një ditë më parë është shënuar një ulje e lehtë e numrit të rasteve të reja me Covid. Në raportin e fundit të bërë nga autoritetet shëndetësore rezulto se nga 259 756 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 5 315 raste të reja dhe kanë humbur jetën 49 persona.
Ndërkaq mësohet se është rritur ndjeshëm dhe numri i pacientëve të shtruar në spital.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 5 602 qytetarë.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,571,440 raste mes të cilëve kanë humbur jetën 129,515 persona. e.su./abcnews.al