Gjatë 24 orëve të fundit në Malin e Zi janë konfirmuar të infektuar me Covid 177 raste të reja dhe dy persona kanë humbur jetën.
Mediat vendase bëjnë me dije se rastet e reja janë nga komunat e mëposhtme: Podgoricë 69, Budva 54, Bar 14, Pljevlja 14, Ulqin 13, Rozaje 3, Niksic 2, Kotor 2, Berane 2, Cetinje 1, Bijelo Polje 1, Herceg Novi 1, Tivat 1.
Ndërkohë viktimat janë nga Berane dhe Podgorica, përkatësisht 73 vjeç dhe 59 vjeç.
Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 16 436 mes të cilëve 255 kanë humbur jetën. e.su./abcnews.al

