Shifra rekord të infektuarish, Turqia regjistron mbi 40 mijë raste

schedule15:14 - 2 Prill, 2021

schedule 15:14 - 2 Prill, 2021

Turqia ka raportuar 40,806 raste të reja në 24 orë,  duke shënuar një tjetër rekord në rastet ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të ministrisë turke.

Kjo shënoi numrin më të lartë të rasteve që nga fillimi i pandemisë në dhjetor 2020, kur vendi regjistroi më shumë se 33,000 raste.

Të hënën, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan rivendosi orën policore dhe njoftoi planet për kufizime të mëtejshme. Bllokimet e fundjavës përfshijnë  58 nga 81 qytete, duke përfshirë 80% të popullsisë së vendit.

Restorantet dhe kafenetë do të jenë të hapura vetëm për shërbimin delivery. Asnjë tubim masiv nuk do të lejohet për gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Turqia ka regjistruar 3,357,988 raste totale që nga fillimi i pandemisë, sipas ministrisë së shëndetësisë. Vendi raportoi 176 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 31,713. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!