Shifra pikante dhe goli i paharrueshëm me Greqinë, Aliaj frymëzon FSHF-në

schedule13:45 - 7 Korrik, 2021

schedule 13:45 - 7 Korrik, 2021

Adrian Aliaj, tashmë menaxher që operon në Kroaci dhe Itali më së shumti, ka rikthyer pas në kohë Federatën Shqiptare të Futbollit. Në rrjetet sociale është postuar goli i paharrueshëm ndaj Greqisë që sapo ishte shpallur kampione Europe.

Veç videos së golit, në dukje vihen shifrat “pikante” të mbrojtësit me kombëtaren shqiptare dhe veçohet numri i lartë i golave, duke pasur parasysh që vlonjati luante si mbrojtës.

“A e dini se? Adrian Aliaj është një nga mbrojtësit që ka shënuar më shumë gola me Kombëtaren shqiptare. Në 29 prezenca kuqezi, vlonjati ka shënuar 8 gola.

Adriani mbante veshur bluzën me numrin 11 në Kombëtare, njësoj sikur të ishte sulmues.   Ai debutoi me Shqipërinë më 13 shkurt 2002.

Aliaj mbahet mend edhe për super-golin që realizoi ndaj Greqisë në fitoren e madhe 2-1 më 4 shtator 2004 në “Qemal Stafa”. Ju ftojmë ta shijoni edhe një herë këtë kryevepër”, shkruhet në postimin e FSHF-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!