Nga Maksi Rama
Dy javët e para të janarit kanë shënuar një numër të konsiderueshëm aksidentesh nëpër rrugët e vendit.
Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, janë shënuar 66 aksidente për arsye të ndryshme, ku nuk kanë munguar viktimat dhe të plagosurit.
Më konkretisht, 11 persona kanë humbur jetën që prej 1 janarit, nga aksidentet e rënda sipas uniformave blu.
Po ashtu janë shënuar në total 70 të plagosur, 6 prej të cilëve në gjendje më të rëndë për jetën.
Sa i përket shkaqeve të aksidenteve në akse të ndryshme rrugore në të gjithë vendin, rol të madh kanë patur dhe përkeqësimet e motit.
Për shkak të reshjeve të shiut apo ngricave të ditëve të fundit, drejtuesit e mjeteve nuk kanë marrë masat e duhura gjatë lëvizjes me automjetet e tyre.
Duke marrë shkas nga kjo, disa prej 66 aksidenteve rrugore gjatë këtyre ditëve për shkak të lagështirës apo ngricave kanë dalë nga rruga, duke shënuar dhe ngjarje tragjike. /abcnews.al