Shifra e çuditshme: Khabib-Gaethje, pse të fiksuarit e UFC e “tradhtuan”

schedule10:34 - 31 Tetor, 2020

schedule 10:34 - 31 Tetor, 2020

Përballja e shumëpritur mes Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje u cilësua si eventi kryesor i vitit në UFC. Gjithsesi numri i personave që kanë bërë abonime “PayperView” ka qenë më i ulët se sa ishin pritshmëritë, pasi u bënë vetëm 675.000 abonime.

Shifra është e lartë, por shumë larg rekordeve të arritura më parë nga duelet e mëdha në UFC. Ndeshja e fundit e Khabib nuk ka hyrë as në dhjetë sfidat me më shumë abonime në historinë e UFC. Kështu, në vendin e dhjetë renditet dueli Rousey-Holm në vitin 2015, për të cilin 1.1 milionë persona blenë abonimet për ta para.

 

Tre vendet e para janë shumë larg për ndeshjen Khabib-Gaethje. Deri më tani vendin e tretë e mban sfida mes Lesnar dhe Mir, me 1.6 milionë abonime  “PayperView”. Më pas renditet dueli mes Diaz dhe McGregor, me 1.65 milionë, kurse vendi i parë mbahet nga supersfida e vitit 2018 mes Khabib dhe McGregor.

Ajo sfidë kapi majat, me 2.4 milionë abonime  “PayperView”. Pse Khabib-Gaethje “dështoi” janë disa arsye. Arsyeja e parë dhe kryesore është se ndeshja u zhvillua në Arabinë Saudite. Ndryshimet në orar ndikuan, pasi sfida filloi të transmetohej në Amerikë në 02:00 të natës.

Atje janë tifozët më të shumtë dhe këtë herë kanë zgjedhur të pushojnë dhe të mos e ndjekin duelin, që u mbyll që në raundin e dytë. Sigurisht edhe kriza financiare prej pandemisë së krijuar nga COVID-19 ka pasur ndikimin e vet në numrin e ulët të të abonuarve për duelin Khabib-Gaethje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!