Londra po planifikon një kornizë më të rreptë ndëshkuese për rastet e ngacmimeve seksuale në vendet publike.
Në veçanti masat do të hartohen në kuadrin e veprës penale, sipas së cilës parashikohet dënim deri në dy vite burg për ata që ngacmojnë seksualisht në vende publike, nga gjashtë muaj që është aktualisht.
Nëse i akuzuari shpallet fajtor për ngacmimi seksual, ai do të dënohet me deri dy vite burgim, shkruajnë mediet në Britani.
“Çdo grua duhet të ndihet e sigurt, teksa ecën në rrugë pa frikë nga ngacmimi apo dhuna. Është e rëndësishme të mbështesim ligjin shtrëngues”, tha ministrja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman.
Autoritetet në Britani kanë vënë re një shtim të rasteve të ngacmimeve seksuale në vendet publike kohët e fundit, me shifrat që po alarmojnë qytetarët dhe organet kompetente. Për këtë arsye qeveria britanike ka vendosur të ashpërsojë legjislacionin ne vend./abcnews.al./