Italia këtë të premte ka shënuar një tjetër rekord të rasteve të reja me Covid.
Sipas raportit të autoriteteve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5372 raste të reja infektimesh, shifër kjo që nuk shënohej që prej datës 28 mars.
Ndërkohë krahasuar me një ditë më parë në orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 914 të infektuar më shumë se dje, ndërkohë kanë humbur jetën 28 persona.
Italia edhe sot ka shënuar një rekord të ri sa i përket tamponëve të kryer, 129,471 të tillë në 24 orët e fundit.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid në vendin fqinj ka shkuar në 343,770 persona, mes të cilëve 36,111 kanë humbur jetën.e.su./abcnews.al