Një shi i dendur ka përfshirë zonën e qyteti të Librazhdit. Si pasojë e reshjeve të mëdha raportohet se disa rrugë të qytetit janë përmbytur.
Gazetari i ABC, Agim Blloshmi raporton se disa puseta janë të përmbytura çka ka bërë që uji i shiut dhe ujërat e zeza të vërshojë mbi rrugë. Rrugët më problematike nga ujërat e zeza janë në qendër të qytetit, tek kryqëzimi i rrugë për tek Policia dhe rruga e Spitalit në hyrje të qytetit.
Raportohet se sa herë kë reshje shiu në qytet ka përmbytje. Këto përmbytje raportohet se ndikohen edhe nga punimet e kompanisë “Albstar”. Ndërkohë reshjet e shiut vijojnë në Librazhd./abcnews.al/
https://youtu.be/6aVOKkisE-A