I gjithë vendi është përshirë ditën e sotme nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me stuhi herë pas here. Si pasojë në disa akse rrugore nga veriu në jug ka pasur probleme. Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim për mediat kërkon kujdes nga drejtuesit e makinave në disa akse.
“Si pasojë e shirave të dendur ka pasur rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës, si në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kalter, ku u puna me mjete e punëtorë dhe rruga tashmë është e hapur.
Në Elbasan-Qafë Thanë, Berat-Çorovodë ka pasur rënie materialesh në trup të rrugës si pasojë e shiut, është bërë pastrimi i plotë i rrugës dhe nuk ka probleme me qarkullimin
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën” mbyllet apeli i ARRSH-së./ db/Abcnews.al