Shfuqizimi i ligjit për gjuhët në RMV/ BDI: Godet stabilitetin e vendit

schedule17:17 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 17:17 - 6 Dhjetor, 2024

“Shfuqizimi i ligjit për gjuhët godet stabilitetin e Maqedonisë së Veriut”. Reagimi i fundit e më i ashpri i Bashkimi Demokratik për Integrim, vë theksin se çdo përpjekje për të shfuqizuar cilëndo dispozitë të këtij ligji nuk është thjesht një veprim juridik, por është një goditje e dhe paqes që ky vend ka ndërtuar me shumë sakrifica.

“Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare kanë deklaruar publikisht se do të bojkotojnë këtë seancë dhe vendimmarrje, duke e bërë edhe më të rrezikshme një vendim të njëanshëm për të shfuqizuar dispozitat e Ligjit për Gjuhët. Ky bojkot është një tregues i fortë se këto përpjekje synojnë të “vrasin” gjuhën shqipe në mënyrë institucionale.

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron këtë moment si një pikë kritike, ku çdo veprim që synon të prishë këtë balancë delikate është kapërcim i Rubikonit.

“Nëse kalohet një here kjo vijë, nuk do të ketë më kthim pas. U bëjmë thirrje qytetarëve, liderëve politikë dhe bashkësisë ndërkombëtare që të veprojnë menjëherë për të parandaluar këtë akt që rrezikon stabilitetin e vendit dhe të rajonit. Shqiptarët dhe të gjitha komunitetet që besojnë në drejtësi dhe barazi nuk mund të heshtin përballë këtij kërcënimi. Ky nuk është një moment për të qëndruar indiferentë. Ky është një moment për të zgjedhur anën e drejtë të historisë. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin, por përgjegjësia për pasojat do të jetë mbi ata që kanë zgjedhur ta sfidojnë këtë paqe dhe të rrezikojnë të ardhmen e vendit”,

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që më 11 dhjetor të marrë në shqyrtim kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve – një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe të bashkëjetesës ndëretnike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!