Shfrytëzoi 32-vjeçaren për prostitucion, arrestohet i riu nga Berati

schedule13:15 - 27 Tetor, 2020

schedule 13:15 - 27 Tetor, 2020

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar nga Berati pasi akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni”. Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë A. K., 28 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij të fundit është bërë pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 28 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe”, njofton policia. g.v/abcnews.al