Shfaqi një mesazh për luftën në Gaza gjatë ndeshjes në Turqi, arrestohet futbollisti izraelit

schedule09:28 - 15 Janar, 2024

schedule 09:28 - 15 Janar, 2024

Sagiv Jehezkel është akuzuar për nxitje të urrejtjes nga ministri turk i drejtësisë.

Ai gjatë ndeshjes shfaqi një mesaz që i referohej luftës Izrael-Hamas gjatë një ndeshjeje në Turqi dhe është arrestuar, sipas mediave turke.

Më herët të dielën, ministri i drejtësisë i vendit, urdhëroi një hetim ndaj Sagiv lidhur me mesazhin për nxitjen e urrejtjes, ndërsa klubi i tij Antalyaspor, e shkarkoi për këtë çështje.

Pasi shënoi një gol për ekipin e tij kundër Trabsonspor, Jehezkel zbuloi një mesazh ku shkruhej “100 ditë. 07/10” në një fashë në kyçin e dorës së majtë.

Mesazhi ishte një referencë për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe numrin e ditëve që më shumë se 130 pengje izraelite janë mbajtur në Gaza./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!