Shfaqet për herë të parë në publik gruaja e “bosit” shqiptar që u vra në sy të saj në Londër

schedule12:44 - 13 Maj, 2020

schedule 12:44 - 13 Maj, 2020

Debora Beqiri, bashkëshortja e shqiptarit të vrarë në Londër, Flamur Beqiri është shfaqur për herë të parë në rrjetet sociale pas ngjarjes tragjike që i mori jetën të shoqit.

Ajo ka hapur një llogari në Instagram pas 5 muajsh nga ngjarja e rëndë dhe në një foto të ndarë në story shfaqet bashkë me një mikeshë duke pirë cigare.

Flamur Beqiri u vra në Londër në vigjiljen e krishtlindjes përpara familjes së tij.

LEXO EDHE: FOTO/ Media britanike: Pse u bë “një sy qorr” për vrasjen e Flamur Beqirit

Beqiri i cili njihej si producent muzikor, po ecte me të shoqen dhe djalin e vogël pranë shtëpisë së tij luksoze në njërën prej lagjeve më të lakmuara të Londrës, Battersea.

Në atë moment atentatori i armatosur u shfaq papritur duke qëlluar mbi të pesë herë: një pjesë e plumbave e goditën në kurriz, por agresori nuk u mjaftua me kaq: si për tu siguruar plotësisht, u afrua, dhe e goditi edhe me një plumb në kokë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!