Vitet e fundit kanë qenë të vështira dhe të mbushura plot zhgënjime për Milanin. Kuqezinjtë kanë vuajtur shumë, por situata është përmirësuar disi që prej sezonit të kaluar.
Drejtuesit po bëjnë goditje të sakta në merkato, Stefano Pioli ka bërë një punë fantastike në stol dhe kuqezinjtë janë rikthyer të luajnë bukur e të marrin rezultate pozitive.
Entuziazmi për sezonin e ri është i madh. Andriy Shevchenko, ish-sulmuesi i famshëm që fitoi gjithçka me ekipin italian, ka thurur elozhe për drejtuesit dhe trajnerin në një prononcim për Gazzetta dello Sport.
“Boban dhe Maldini i kanë bërë gjërat në mënyrën e duhur dhe rezultatet po vijnë. Trajneri Pioli ka zhvilluar një punë të shkëlqyer, ia ka dalë t’i japë një identitet Milanit“, deklaron idhulli i popullit milanist dhe trajneri i Ukrainës, i cili ndalet edhe te Zlatan Ibrahimovic.
“Jam i lumtur që Paolo (Maldini) vendosi të qëndronte te Milani. Ibra? Nëse ka stimujt e duhur, do ta mbaja gjithë jetën në ekip. Zlatan përgjigjet gjithmonë në fushën e blertë“, deklaron Sheva. /abcnews.al