Shevchenko paralajmëron Italinë: Ju jeni favoritë, por Ukrania sot nuk ka asgjë për të humbur

schedule12:58 - 20 Nëntor, 2023

schedule 12:58 - 20 Nëntor, 2023

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko pranon se Italia është më favorite kundër Ukrainës, por paralajmëron të kaltërit se kombëtarja e tij nuk ka asgjë për të humbur sonte në mbrëmje.

Ukraina dhe Italia takohen sot në mbrëmje, në “BayArena” të Leverkusen në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve për kualifikueset e Euro 2024.

Italisë i duhet vetëm një barazim për t’u kualifikuar në Euro 2024, ndaj Ukraina duhet të fitojë për të fluturuar drejt Gjermanisë.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, më shumë se një lojë për të gjithë ne. Pavarësisht luftës, faktit që jemi të detyruar të luajmë çdo ndeshje në shtëpi jashtë vendit tonë dhe vështirësive që po hasim në shtetin tonë, skuadra është ende në një pozicion të mirë.

Natyrisht, ka pasur një ndryshim brezash, por ne kemi lojtarë të vlefshëm si Mudryk, Sudakov dhe Tsyngakov. Rebrova ka bërë një punë të shkëlqyer në një situatë shumë të vështirë. Ai ka fituar filozofinë e tij dhe ekipi është rigjeneruar. Në këtë fazë nuk kemi asgjë për të humbur, por kjo nuk do të thotë se jemi të kënaqur me atë që kemi arritur”, tha Shevchenko për “Gazzetta dello Sport”./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!