Andrei Shevchenko qëndron kudnër pjesëmarrjes së atletëve rusë dhe bjellorusë në Lojërat Olimpike 2024.
Ukrainasi që ishte kapiten dhe trajner i kombëtares së vendit të tij, me një postim në rrjetet sociale i bëri thirrje Komitetit Olimpik që të mos lejojë pjesëmarrjen e rusëve dhe bjellorusëve në Paris 2024 pasi lufta ende vazhdon.
“Në sport nuk ka lojëra politike, por lufta është shumë më tepër se politika. Ngjarjet e mëdha sportive si Lojërat Olimpike janë një mundësi e madhe për të ndarë një mesazh me njerëzit në mbarë botën. Nëse atletët nga Rusia dhe Bjellorusia konkurrojnë me ose pa flamur, kjo do të trajtohet si një deklaratë nga Komiteti Olimpik për të gjithë botën se lufta ka mbaruar dhe se ju mund të harroni gjithçka dhe të falni të gjithë.
Por lufta nuk ka mbaruar, lufta çdo ditë na shkatërron shtëpitë, e kthen jetën e fëmijëve tanë në gërmadha dhe kërcënon ekzistencën tonë. Njerëzit duhet ta mbajnë mend këtë. Bota duhet të dijë se ne çdo ditë luftojmë për paqen dhe mbrojtjen e lirisë sonë.
I bëj thirrje Komitetit Olimpik që të mos lejojë që sportistët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë derisa të përfundojë lufta në Ukraninë dhe të dënojë agresionin rus në çdo mënyrë”, është shprehur legjenda e futbollit në një postim. /h.ll/abcnews.al