Shevchenko: Ia vlen të jetosh për këto emocione, duam ndihmën e… italianëve

schedule09:17 - 30 Qershor, 2021

schedule 09:17 - 30 Qershor, 2021

Ukraina fitoi 2-1 ndaj Suedisë në 120 minuta lojë, duke siguruar një kualifikim drithërues në çerekfinalet e Euro 2020. Golin e fitores e realizoi Artem Dovbyk në sekondat e fundit të shtesës, moment që solli festën e çmendur të ukrainasve.

As Andriy Shevchenko nuk u përmbajt dhe festoi gjatë golin e suksesit. Trajneri i Ukrainës ndihet në qiellin e shtatë, vlerëson lojtarët dhe fton tifozët italianë të mbështesin Ukrainën e tij në çerekfinalen ndaj Anglisë, që do të luhet më 3 korrik në “Olimpico” të Romës.

Jam krenar për djemtë e mi, ata dhanë gjithçka në fushën e blertë. Ishim të vendosur për të luajtur këtë ndeshje në këtë mënyrë dhe jam shumë i lumtur.

Dua t’ua kushtoj këtë arritje popullit ukrainas, ata kanë krijuar një entuziazëm të jashtëzakonshëM përreth nesh. Luajtëm me shumë zemër.

Anglia? Shpresoj që publiku italian të na japë një mbështetje të madhe. Anglia është një skuadër e shkëlqyer dhe do të jetë një ndeshje tepër e vështirë.

Më mirë si trajner apo si lojtar? Dy gjëra të ndryshme, por ky është një emocion i çmendur dhe ia vlen të jetosh për momente të tilla“, deklaroi Sheva, ish-sulmuesi legjendar i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!