Shevchenko është i sigurt Paulo Fonesca dhe këshillon Miolanin të investojë në një sulmues të ri.
I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi i kuqezinjve analizon momentin e “Djallit” dhe lëvizjet mes stolit dhe departamentit të avancuar.
“Fonesca? Nuk e di nëse është zyrtare apo jo, mund të them që Paulo ka punuar mirë në Ukrainë dhe la një shenjë. Ai është një person kompetent dhe i respektueshëm.”
Prioriteti i kuqezinjve, blerja e një sulmuesi të madh?
“Më duket logjike pas largimit të Giroud. Francezi, një sulmuesi i parë i vërtetë, gjithashtu ka bërë gjëra përrallore te Milan. Zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Pa të, do të nevojitet një tjetër sulmues i madh, i aftë për të garantuar 16-17 gola. Problemi i ekipit në kjohët e fundit ka qenë ai i sulmuesve që shënojnë pak.”
A do të ishte Lukaku, i cili pëlqehet edhe nga Napoli, një zgjedhje e duhur?
“Ne i dimë karakteristikat e Lukakut. Siç thashë, varet nga mënyra se si trajneri ka ndërmend të luajë”, ka përfunduar Shevchenko./h.ll/abcnews.al