Shevchenko: Finalja e Manchesterit është një nga kujtimet më të bukura të jetës time

schedule21:21 - 21 Shtator, 2022

schedule 21:21 - 21 Shtator, 2022

Në intervistën e tij për Milan TV, Andriy Shevchenko foli edhe për të kaluarën e tij te kuqezinjtë:

“Disa javë më parë isha në Irpin të Ukrainës, ku 80% e totalit u shkatërrua. Stadiumi , ku luaja si femijë, është shkatërruar fare. Tribuna, dhomat e zhveshjes dhe sintetika e mbushur me vrima bombash, por aty kur shkova, femijet po luanin mbi te. Pyeta kryetarin se çfarë mund të bëhej për qytetin dhe ai më tha stadiumi, unë e pyeta pse, duke qenë se nuk ka shkolla dhe spitale dhe ai u përgjigj se njerëzit po punojnë shumë dhe ne duhet t’u japim fëmijëve mundësinë të luajnë dhe të ushtrojnë sport.

Çfarë po bëjmë me Fondazione Milan? Është një projekt që kujton finalen e Manchesterit, një moment i veçantë si për mua, një nga më të mirët në karrierën time, ashtu edhe për tifozët e Milanit. Dua të falënderoj të gjithë ata që blenë këtë fanellë”./ h.ll/abcnews.al