Sheshi Skënderbej, më i vizituari/ Turistët e huaj vlerësojnë edhe bulevardin dhe xhaminë “Et’hem Beu”

schedule15:34 - 8 Gusht, 2023

schedule 15:34 - 8 Gusht, 2023

“Të huajt që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet, nuk preferojnë vetëm detin. Tirana është destinacioni kryesor për t’u vizituar. Rrugët dhe sheshet e kryeqyetit janë të mbushura me turistë nga vende të ndryshme të botës.”

Shumë prej tyre e vizitojnë Tiranën për herë të parë, ndërsa të tjerë janë rikthyer. Më të preferuar për t’u vizituar janë sheshi “Skënderbej’, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Muzeu Kombëtar. Një atraksion i veçantë për turistët është xhamia “Et’hem Beu”, si dhe objektet e diktaturës komuniste.

“Eshtë hera e dytë që vizitoj Shqipërinë, por në Tiranë jam për herë të parë. Po më pelqen qyteti, do të vizitoj bunkerin, kam dëgjuar që është si një qytet i vogël nëntokësor.”, theksoi një turiste.

“Është hera e parë që vizitoj Tiranën. Është qytet shumë interesant. Sheshi ishte shumë i bukur. Do vizitoj edhe Sarandën dhe Velipojën.”, shtoi një tjetër.

“Jam nga Italia. Tirana është qytet shumë i këndshëm. Kam pak orë që kam mbërritur. Vizitova piramidën, do të vizitoj bunkerin që është këtu në qendër.”, tha turisti italian.

“Jam nga Gjermania. Jam këtu bashkë me miqtë e mi dhe e vizitoj për herë të parë tiranën. Njerëzit këtu janë shumë mire, ushqimi gjithashtu.“, u shpreh një turiste gjermane.

Mirela Koçollari, Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit thotë se Tirana po përjeton një bum të madh turistik këtë vit.

“Ne kemi info point për territorin e Tiranës dhe shohim numrat atje. Eshtë një indikator për të kuptuar që është shtuar 3- 4 herë më shumë se vitet e kaluara. Nëse vjet kanë ardhur në qershor 500 turistë për të marrë informacion këtë vit ka pasur 1500. Kjo tregon që ka një shtim shtim të turistëve”.

Sipas Koçollarit, eventet kulturore dhe ato sportive kanë kanë ndikuar pozitivisht për turizimin në kryqyet.

“Në datë 12 është një tjetër event i madh, ndeshja Partizani-Roma. Janë këto evente që e bëjnë qytetin më të bukur dhe për të qëndruar më shumë.“, shtoi Koçollari./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!