Sheshel: Kur pash çfarë ndodhi në Afganistan, më shkoi mendja si do të jetë në Prishtinë

schedule14:48 - 19 Gusht, 2021

schedule 14:48 - 19 Gusht, 2021

Radikali serb Vojsllav Sheshel ka komentuar situatën në Afganistan, ku talebanët kanë marrë pushtetin.

“Kur kjo ndodhi në Afganistan, menjëherë më shkoi mendja si do të jetë në Prishtinë”, tha Sheshel, në emisionin e mëngjesit në TV Pink.

Ai gjithashtu dërgoi një porosi për të gjithë “tradhtarët” , duke theksuar se “më duket se po i shoh kuislingët si tubohen edhe kërkojnë nga amerikanët t`i marrin me vete sikur në Kabul, ndërsa duke parë atë që ndodhi në Afganistan, më shkoi mendja si do të jetë në Prishtinë”.

Ai ka theksuar se “me kohë ka pritur që talebanët do të fitojnë, ndërsa në rrugë për në studiot e Pink TV, ka parë barin në oborrin para ambasadës amerikane dhe më janë përfytyruara si janë tubuar kuislingët në përpjekje për ikje”.

Sheshel konstaton se fitorja është e popullit afgan, ndërsa në anën tjetër talebanët ishin tradhtarët, sikurse edhe kuislingët.

“Kjo është një leksion për të gjithë tradhtarët anekënd botës”, thekson lideri radikal, duke shtuar se “tani keni mundësin të shihni si sillen amerikanët ndaj kuislingëve”.

Ai u shpreh se situata globale në botë po ndryshon secilën ditë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!