Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherri për qiranë, 29-vjeçari vret pronarin e banesës në Itali

schedule11:46 - 5 Qershor, 2023

schedule 11:46 - 5 Qershor, 2023

Një 48 vjeçar është sulmuar për vdekje në Itali nga një 29-vjeçar kubanez. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të pagesës së qirasë.

Vrasësi i dyshuar është vënë në pranga nga policia teksa po tentonte të hiqte rrobat me gjak pranë shtëpisë së viktimës. Sherri dhe krimi ka ndodhur nën sytë e banorëve të dy godinave, të cilët kanë treguar gjithçka para hetuesve dhe kanë dhënë alarmin.

Viktima, i sulmuar me thikë me dy goditje vdekjeprurëse në pjesën e pasme të kokës, ishte një punëtor që jetonte prej vitesh në Itali dhe jetonte në Desio in via Matteotti së bashku me partneren e tij.



Prej disa kohësh, për t’ia dalë mbanë, ai i kishte dhënë strehim 29-vjeçarit kubanez, duke i dhënë me qira një dhomë, me marrëveshje verbale dhe pa kontratë kontributi për qëndrimin në shtëpinë e tij.

Ndërkaq pas vonesës që ishte e përsëritur në pagesën e qirasë së padeklaruar, kubanezi kishte vendosur të largohej. Pronari, megjithatë, u paralajmërua për këtë tentativë arratisjeje nga partnerja e tij, e cila ishte vënë në dijeni për qëllimet e qiramarrësit. Prej aty filloi një sherr i dhunshëm, me tone gjithnjë e më të nxehta, gjë që bëri që të dy të kapnin fizkisht njëri-tjetrin.

Më pas 29-vjeçari ka rrëmbyer një thikë, ka ndjekur pronarin dhe e ka sulmuar nga pas, duke e plagosur për vdekje në pjesën e pasme të kokës. Ai me gjasë ka tentuar t’u shpëtojë goditjeve, është rrëzuar në ballkonin e jashtëm të objektit, ndërsa sulmuesi i tij ka vazhduar ta godasë me shqelma dhe grushta, siç raporton një dëshmitar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!